Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar në Itali

Emri/ Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME