Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmri/ Shpërndante drogë në Athinë, arrestohet Dj shqiptar

Emri/ Shpërndante drogë në Athinë, arrestohet Dj shqiptar

Policia greke njofton se ka arrestuar shtetasin shqiptar, Mario Guxo, 29 vjeç, pasi sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, ai u kap në flagrance, duke transportuar dy pako me 25 kg marijuhanë.

Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex”, pakot e mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false.

Guxo e kryente këtë aktivitet për disa muaj, beson policia, dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.

Ai ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës, ndërsa drogën e shpërndante në lokalet që punonte.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME