Alger Çepele ka rënë në prangat e Policisë britanike pasi u gjet i fshehur mes bimëve të kanabisit në një “shtëpi bari” në Wellingborough.
Ai ra në pranga pas një operacioni të kryer nga Policia në zonë. Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekurestroi 304 bimë kanabisi, të cilat ishin në proces rritjeje.
Lëndët narkotike kapnin vlerën e mbi 45 mijë paundëve. Ndërsa përpos bimëve të kanabisit, u sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë, pajisje shoqëruese të nevojshme për të prodhuar bimën dhe një planifikues javor që përmban një orar të detajuar të ujitjes.
Pas daljes para togave të zeza, Çepele u dënua me 18 muaj burg. Në dëshminë e tij ai tha se ishte i detyruar të punonte pasi kishte borxhe për të shlyer.