Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEriselda Sefa nga PS për bashkinë Lushnje, në Divjakë i mbyllet dera...

Eriselda Sefa nga PS për bashkinë Lushnje, në Divjakë i mbyllet dera Kokoneshit.

Çdo ditë që kalon nisin e kristalizohen figurat socialiste që do të kandidojnë për krerët e bashkive si nga PS ashtu dhe nga PD. Pas kandidaturave  e figurave të përfolura për kandidime e rikandidime askush nuk e ka të saktë pavarësishtë fjalëve e premtimeve në emër të liderit socialist apo Kryeministrit Edi Rama, kur vet ky I fundit nuk ka pohuar qart dhe kur fare mire dihet se Rama vendos kandidaturat për kryebashkiak socialist ne “çakun” e fundit kur skadon edhe afati I dorëzimit të listës në KQZ.

Për bashkinë Lushnje tashmë socialistët lushnjarë flasin se kandidatia  për kreun e kësaj bashkie do të jetë Eriselda Sefa, pasi tashme ish nënkryetari i kësaj bashkie Gentian Nushi u la i lirë dhe i ka humbur shpresat për rikandidim për kreun e kësaj bashkie.

Nga ana tjetër kreu aktual i bashkisë Divjakë Fred Kokoneshi, drejtuesit e PS në bazë dhe në qëndër i kanë mbyllur derën , nuk do të kandidojë pasi nuk “plotëson” kushtet e vëna nga socialistët dhe nga sondazhet e tyre nuk është përkrahur nga ata. Për kreun e kësaj bashkie, pra në Divjakë, socialistët po flasin për dy emra, njëri biznesmen dhe tjetri arkitekt. Zërat e koridoreve socialiste flasin  për dy mundësi atë të biznesmenit Josif Gorea dhe ai i arkitektit Llazar Vodo. Nga ana tjetër përfolja koridoreve socialiste e k’tyre dy emrave ka ngjallur pakënaqsi tek socialistë të tjerë  të cilët kanë kontributet e tyre për shumë vite në këtë force politike, kanë reputacion por që po nënvlerësohen nga drejtues të kësaj partie  pasi nuk janë pjesë e klaneve .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME