SPORT

Etrit Berisha firmos me skuadrën suedeze

Pas një sezoni pushim, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka gjetur më në fund një skuadër të re. Gardiani 36-vjeçar është rikthyer në Suedi, vendi ku nisi karrierën si profesionist, duke firmosur me ekipin Hacken.

Kjo skuadër i ka besuar eksperiencës së Berishës pas dëmtimit të portierit titullar, Anders Linde. Berisha, i cili ishte pa klub që nga largimi nga Empoli verën e kaluar, ka gjetur një mundësi të re për të vazhduar karrierën.

“E njoh mirë këtë kampionat dhe Suedia është si shtëpi për mua. Hacken është një klub që ka pasur rritje dhe mezi pres ta ndihmoj për të arritur suksese të reja. Dua të jap kontributin tim, sidomos për të rinjtë, duke ndarë përvojën që kam grumbulluar në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Berisha.

Gjatë karrierës së tij, ai ka mbrojtur portën e disa skuadrave në Serie A si Lazio, Atalanta, SPAL, Torino dhe Empoli, duke regjistruar 163 paraqitje në elitën italiane. Me Shqipërinë, numëron 80 ndeshje dhe ka qenë pjesë e skuadrës në dy Europiane: Euro 2016 dhe Euro 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button