Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREEuro 2024, Skoci-Zvicër 1-1: Shaqiri shënon supergol

Euro 2024, Skoci-Zvicër 1-1: Shaqiri shënon supergol

Skocia dhe Zvicra nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në ditën e dytë të Grupit A të Euro 2024. Ishte e pritshme që nëntëdhjetë minutat në Këln mund të ishin një betejë e fortë, dhe kështu ishte. Skocezët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me McTominay i ndihmuar edhe nga devijimi i  Schar. Epërsia zgjati më pak se një çerek ore dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 26-të me Xherdan Shaqirin që ka realizuar ndoshta golin më të mirë deri më tani në Euro 2024.

Në pjesën e dytë pati dy raste, nga një për secilën palë. Fillimisht Ndoye humbi gjithçka përballë portierit duke goditur jashtë, më pas në krahun tjetër Hanley goditi shtyllën. Vlen të theksohet fakti se duelin e fundit të grupit, Zvicra do e luajë ndaj Gjermanisë, ndërsa Skocia kundër Hungarisë.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME