Kontinenti ka njohur tashmë përballjet në grupet eliminatore në rrugën drejt kampionatit europian. Në Frankfurt, UEFA ka hedhur shortin e kualifikueseve të Euro 2024, me Shqipërinë që ka evituar kundërshtarët më të frikshëm. E megjithatë, dy janë grupe të hekurta. Në Grupin B, Holanda e Franca do të krijojnë përballje titanësh, ndërsa në atë C rikthehen përballë, pas Nations League, Italia e Anglia.
Shqipëria përfundoi në Grupin E me 5 skuadra (janë 7 të tilla), ndërsa Kosova u rreshtua në Grupin I me 6 skuadra (3 të tilla). E jashtëzakonshme do të jetë ardhja në Kosovë e Xhakës e Shaqirit, sepse kundërshtari numër 1 i Dardanëve është Zvicra. Një ndeshje emocionale e nostalgjike për shqiptarët e përfaqësueses zvicerane. Kosova do të mund të bëjë një “hakmarrje” të vogël edhe për Shqipërinë, sepse përballë do të ketë edhe Izraelin, që në Nation League i mundi dy herë në dy kuqezinjtë. Rumania, Bjellorusia e Andorra kompletojnë Grupin I.
JA SHORTI I PLOTW DREJT EURO 2024
GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro
GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar
GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë
GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni
GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia
GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni
GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani
GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino
GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra
GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn