Tregjet financiare po tronditen nga mbyllja e gazsjellësit rus Nord Stream1, teksa faturat e energjisë në vendet evropiane pritet të rriten me ardhjen e sezonit të dimrit.
Euro ka rënë në nivelin më të ulët të dy dekadave menjëherë pas vendimit të Moskës për të mbyllur tubacionet e gazit.
Frika për çmimet e larta të energjisë dhe mungesat e mundshme të gazit e shtynë euron të binte kundrejt dollarit amerikan. Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit amerikan ra nën 0,99 për herë të parë që nga viti 2002. Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2020.
Analistët parashikojnë se çmimet e gazit do të rriten edhe më tej.
Financial Times bën të ditur se disa banka të mëdha investimesh, presin që banka qendrore Evropianë të rrisë normat me 0.75 pikë përqindjeje, teksa luftojnë me inflacionin rekord.
Edhe tregjet në Azi nuk ndodhen në një situatë të favorshme pasi një, ku një mori qytetesh në Kinë janë nën izolim për shkak të shpërthimit të Covid-19./Klan News