Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEuropa League/ Arsenali nuk fal në transfertë, Belotti shmang humbjen e Romës

Europa League/ Arsenali nuk fal në transfertë, Belotti shmang humbjen e Romës

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:45 në Europa League dhe Conference League.

Arsenali mori një fitore minimale me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimt.

Autori i golit për vendasit ishte Bukayo Saka në pjesën e parë të ndeshjes, teksa në vijim të besuarit e trajnerit Mikel Arteta menaxhuan më së miri avantazhin.

Pas këtij suksesi, Topçinjtë prekin kuotën e nëntë pikëve në tre ndeshje të luajtura teksa mbajnë vendin e parë në Grupin A teksa Bodo/Glimt renditet e dyta me katër pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe PSV me Zurich.

Ndërkohë, Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Betis. Spanjollët shënuan të parët me anë të Canales në pjesën e parë, por të besuarit e trajnerit Jose Mourinho barazuan në të dytën falë Belottit. Sakaq, në fraksionin e parë italianëve iu anulua edhe një gol në pjesën e parë, po nga Belotti.

Gjithsesi, kjo pikë i bën mjaft punë Romës që kanë në duar fatin e tyre teksa renditen aktualisht të tretët në Grupin C me katër pikë, po aq sa edhe Ludogorets i vendit të dytë po me katër pikë.

Nga ana tjetër, Betis kryeson me 10 pikë, ndërsa grupin e mbyll, HJK me vetëm një pikë.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ndeshjeve të Europa League që u luajtën këtë pasdite.

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME