Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET Eurot në ‘Toyota Yaris’/ Gazetari: Janë dy shqiptarë të arrestuar, ja roli...

 Eurot në ‘Toyota Yaris’/ Gazetari: Janë dy shqiptarë të arrestuar, ja roli që kishin

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Lidhur me këtë çështje po zhvillohen hetime edhe në Belgjikë. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Radari Informativ” në Abc.neës, u shpreh se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

Artan Hoxha: Ne nuk hetuam çfarë duhet të hetonim në atë histori, pro e katandisëm çështjen vetëm në mos deklarim të ardhurash. Ne e finalizuam çështjen me dënime minimale dhe nuk u interesuam se çfarë ndodhi më tej. Nuk u interesuam fare se si doli informacioni në Kuvendin e Shqipërisë, nga e dinin politikanët që po vinte një ngarkesë e tillë dhe pse e bënë publike. Ata duhet të kishin lajmëruar policinë e shtetit dhe më pas të flisnin. Ne nuk e hetuam fare çështjen. Gjatë 2 vitet të fundit në Shqipëri kjo çështje ka bërë shumë bujë se u përfshi edhe në lojën politike të brendshme. Fillimisht mes maxhorancës dhe opozitës dhe më pas brenda vetë opozitës, Berishës dhe Bashës.

Autoritete belge nuk dinin asgjë, nuk e kanë ditur që po lëviznin euro në Shqipëri me vetura që ishin blerë në tokën belge, ata nuk e kanë ditur këtë gjë, e kanë nisur hetimin pasi është bërë zhurmë në Shqipëri.

Gazetari zbuloi në studion e Abc se lidhur me çështjen “Toyota Yaris” janë arrestuar 2 persona, me shtetësi shqiptare. Por ata nuk janë arrestuar në Begjikë. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e Zi. më pas janë ekstraduar në Belgjikë.

Artan Hoxha: Në Belgjikë ndodhen të arrestuar 2 shtetas shqiptarë që nuk janë arrestuar në Shqipëri. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe njëri në Malin e zi dhe janë ekstraduar.

Artan Hoxha: Ata kanë qenë pjesë e kësaj transfertë të madhe parash e cila dyshohet se vjen nga aktivitetet kriminale. Autoritetet belge nuk po hetojnë thjesht kush po i transportonte, ku janë marrë këto para, a është përdorur territori i Belgjikës, këto para që u kapën në Shqipëri a janë përfituar në Belgjikë?

Hoxha paralajmëroi se prokurorët belgë do ta vizitojnë më shpesh Shqipërinë lidhur me hetimet mbi këtë çështje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME