Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFadromat e Ramës në bizneset e Irfan Hysenbelliut

Fadromat e Ramës në bizneset e Irfan Hysenbelliut

Mëngjesin e sotëm fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë zbarkuar në Golem në resortin e Irfan Hysenbelliut, pronarit të Focus Media Group. Mjetet e rënda po shemben disa pjesë përreth pishinës dhe rrethimit të jashtë që sipas IKMT janë pa leje. Ndërkohe pronari pretendon se gjithcka është konform ligjit.

Aksioni ngjan të jetë më shumë një hakmarrje e Edi Ramës kundrejt pronarit të News 24, Gazetës Panorama, Balkanweb etj, për shkak të qëndrimeve të tyre kritike kohët e fundit kundrejt dy drejtuesve të rëndësishëm të qeverisë: Kreut të Tatimeve dhe të Doganave. Por jo vetëm kaq, Rama ka kërkuar një pazar me Irfan Hysenbelliun për një linjë editoriale mediawtike komplet në favor të tij.

Në kushtet kur kjo me ç’duket është refuzuar nga Hysenbelliu, Rama s’ka humbur aspak kohë por është derdhur në sulm me forcën e shtetit. Lëvizja e kreut të IKMT është bërë pikërisht për këtë gjë. Ajet Zyberaj u shkarkua sepse nuk pranoi të shembte te resorti Hysenbelliut.

Një punë të tillë Edi Ramës ia mbaronte vetëm “kamikazja” e tij Dallëndyshe Bici. Ajo u rikthye në krye të këtij institucioni me një mision të tillë. Pikërisht të shembë ato që i urdhëron me WhatsApp Edi Rama edhe pse shpesh mund të jetë në shkelje flagrante të ligjit.

Një tjetër shembull domethënës që tregon se për aq kohë sa je palë me qeverinë edhe po ishe në shkelje të ligjit s’ka asnjë problem, është ajo që po ndodh në resortin e Irfan Hysenbelliut në Golem. Në hapësirën që sot po shembet nga fadromat e IKMT ka qenë vetë kryeministri Edi Rama. Neës 24 publikon disa foto që e dëshmojnë këtë gjë. Vetë Rama ka drekuar në atë resort.

Ligjshmërinë ose jo të ndërtimit të pishinës kreu i qeverisë e ka ditur me siguri, por atij nuk i intereson ligjshmëria për aq kohë sa pronari i resortit dhe mediat e tij janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Kur mediat dalin nga rreshti, kryeministri kujtohet pastaj për zbatimin e ligjit. Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME