Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFamiljarët e 78 vjeçarit të mbytur kërkojnë polumbarët

Familjarët e 78 vjeçarit të mbytur kërkojnë polumbarët

Fier – Prej dy ditësh 78-vjeçari Nasi Xhoxhi rezulton i zhdukur. Mësohet se Xhoxhi kishte shkuar për peshkim në plazhin e Semanit e nuk është kthyer më. Familjarët kanë gjetur në vendin ku peshkonte automjetin e tij dhe rrjetën me peshk.

Dyshimet janë që ai mund të ketë ngecur në det.  78- vjeçari peshkonte shpesh në këtë zonë, pohoi për median djali i të zhdukurit Altin Xhoxhi. Ai pohoi se vendi ku u ai kisjte shkuar për të peshkuar ka psur bunkerë e trupi i tij mund të ket nxegur në ta. Ai kërkon ndihmën e shtetit dhe të polumbarëve për të gjetur trupin

Nga ana tjetër forca të policisë që mbritën në vendngjarje paraditen e sotme pohuan se mjeti lundrues që po vinte nga Vlora do të kërkonte në hapsirën detare, ndërkohë që familjarët kërkuan edhe me dron. I moshuari sipas familjarëve ka pasur të veshur uniformë peshkatari L! Që nëse është mbushur me ujë e mban trupin në fund të detit dhe duhet ndihma e polumbarëve , por pengesë bëhet edhe uji i trubullt i detit në Seman

Fier/Informacion  paraprak

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim  dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME