Tuesday, December 5, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedFati i Putin i lidhur me fatin e luftës

Fati i Putin i lidhur me fatin e luftës

Analiza në BBC

Vazhdoj të kujtoj diçka që kam dëgjuar në televizionin shtetëror rus 3 vjet më parë. Në atë kohë, rusëve u kërkohej të mbështesnin ndryshimet në kushtetutë që do t’i mundësonin Vladimir Putinit të qëndronte në pushtet edhe për 16 vjet të tjera. Për të bindur publikun, spikerja e lajmeve e portretizoi Presidentin Putin si një kapiten që drejton anijen e mirë të Rusisë nëpër ujërat e stuhishme të trazirave globale. “Rusia është një oaz stabiliteti, një port i sigurt. Nëse nuk do të ishte për Putinin, çfarë do të kishin bërë me ne?” – tha ajo.

Sa shumë për një oaz stabiliteti dhe port të sigurt u pa më vonë. Më 24 shkurt 2022, kapiteni i Kremlinit u nis në një stuhi të krijuar prej tij. Dhe u nis në drejtim të ajsbergut.

Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin ka sjellë vdekje dhe shkatërrim për fqinjin e Rusisë. Ajo ka rezultuar me viktima të mëdha ushtarake për vendin e tij. Disa vlerësime e tregojnë numrin e ushtarëve rusë të vdekur në dhjetëra mijëra.

Qindra mijëra qytetarë rusë janë dërguar në ushtri si dhe të burgosur rusë (përfshirë vrasës të dënuar) janë rekrutuar për të luftuar në Ukrainë. Ndërkohë, lufta ka ndikuar në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në mbarë botën dhe vazhdon të kërcënojë sigurinë evropiane dhe globale.

Të gjitha problemet e përmasave të Titanikut. Pra, pse presidenti i Rusisë vendosi një kurs për luftë dhe pushtim territorial?

“Në horizont ishin zgjedhjet presidenciale ruse të vitit 2024”, – thekson politologia Ekaterina Schulmann.

“Dy vjet para atyre zgjedhjeve [Kremlini] donte një ngjarje fitimtare. Në vitin 2022 ata menduan të arrinin menjëherë objektivat e tyre. Në vitin 2023 ata do të rrënjosnin në mendjet e rusëve se sa me fat ishin ata që kishin një kapiten të tillë që drejtonte anijen, jo vetëm përmes urërave të trazuara, por duke i sjellë në brigje të reja dhe më të pasura. Më pas në 2024 njerëzit do të votojnë. Bingo. Çfarë mund të shkonte keq?”

Shumë, nëse planet bazohen në supozime dhe llogaritje të gabuara. Kremlini kishte pritur që “operacioni i tij special ushtarak” të ishte i shpejtë. Brenda disa javësh, mendohej se Ukraina do të kthehej në orbitën e Rusisë. Presidenti Putin kishte nënvlerësuar seriozisht kapacitetin e Ukrainës për të rezistuar dhe për të luftuar, si dhe vendosmërinë e vendeve perëndimore për të mbështetur Kievin.

Udhëheqësi rus ende nuk e ka pranuar, se ai bëri gabim duke pushtuar Ukrainën. Mënyra e Putin është të shtyjë përpara, të përshkallëzojë, të rrisë rreziqet. Kjo më çon në dy pyetje kyçe: si e shikon Vladimir Putin situatën pas një viti dhe cila do të jetë lëvizja e tij e ardhshme në Ukrainë?
Këtë javë ai na dha disa të dhëna.

Fjalimi i tij para kombit ishte i mbushur me fraza antiperëndimore. Ai vazhdon të fajësojë Amerikën dhe NATO-n për luftën në Ukrainë dhe ta portretizojë Rusinë si një palë të pafajshme. Vendimi i tij për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin e fundit të mbetur të kontrollit të armëve bërthamore midis Rusisë dhe Amerikës, New Start, tregon se Presidenti Putin nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Ukraina ose t’i japë fund përplasjes së tij me Perëndimin.

Të nesërmen, në një stadium futbolli në Moskë, Putin ndau skenën me ushtarët rusë të kthyer nga vija e frontit. Në atë që ishte një tubim shumë koreografik pro-Kremlinit, Presidenti Putin i tha turmës se “ka beteja që po zhvillohen tani në kufijtë historikë [të Rusisë]” dhe vlerësoi ata si “luftëtarët e guximshëm” të Rusisë.

Përfundimi? Mos prisni asnjë kthesë të Kremlinit. Ky president nuk ka ndërment të tërhiqet.

“Nëse ai nuk përballet me rezistencë, ai do të shkojë aq larg sa të mundet”, – beson Andrei Illarionov, ish-këshilltari ekonomik i Presidentit Putin. “Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta ndaluar atë përveç rezistencës ushtarake.” Por a janë të mundura negociatat e paqes me Putinin?

“Është e mundur të ulesh me këdo,” – vazhdon Andrei Illarionov, “por ne kemi një histori të hidhur të uljes me Putinin dhe marrëveshjeve me të.

“Putini shkeli të gjitha dokumentet. Marrëveshja për krijimin e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, traktati dypalësh midis Rusisë dhe Ukrainës, traktati për kufirin e njohur ndërkombëtarisht të Rusisë dhe Ukrainës, statuti i OKB-së, Akti i Helsinkit i vitit 1975, Memorandumi i Budapestit. E kështu me radhë. Nuk ka asnjë dokument që ai nuk do ta shkelte.”

Kur bëhet fjalë për prishjen e marrëveshjeve, autoritetet ruse kanë një listë të gjatë të inateve të tyre për të fajësuar Perëndimin. Në krye të kësaj liste është pohimi i Moskës se Perëndimi theu një premtim të bërë në vitet 1990 për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s drejt lindjes.

E megjithatë në vitet e tij të hershme në detyrë, Vladimir Putin dukej se nuk e shihte NATO-n si një kërcënim. Në vitin 2000 ai madje nuk e përjashtoi Rusinë që një ditë të bëhej anëtare e Aleancës. Dy vjet më vonë, i pyetur për të komentuar qëllimin e deklaruar të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n, Presidenti Putin u përgjigj: “Ukraina është një shtet sovran dhe ka të drejtë të zgjedhë vetë se si të sigurojë sigurinë e saj…” Ai këmbënguli se kjo çështje nuk do të turbullojë marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit.

Tani Putini i vitit 2023 është një personazh shumë i ndryshëm. I mbushur me pakënaqësi ndaj “Perëndimit kolektiv”, ai e cilëson veten si udhëheqës të rrethuar në një kështjellë duke zmbrapsur përpjekjet e supozuara të armiqve të Rusisë për të shkatërruar vendin e tij. Nga fjalimet dhe komentet e tij – dhe referencat e tij për sundimtarët perandorakë rusë si Pjetri i Madh dhe Katerina e Madhe – Putin duket se beson se ai është i destinuar të rikrijojë perandorinë ruse në një formë apo në një tjetër.

Por me çfarë kostoje për Rusinë? Presidenti Putin dikur fitoi një reputacion të mirë për stabilitetin në vendin e tij. Kjo është zhdukur nga rritja e viktimave ushtarake, mobilizimit dhe sanksioneve ekonomike. Disa qindra mijëra rusë janë larguar nga vendi që nga fillimi i luftës, shumë prej tyre të rinj, të aftë dhe të arsimuar: një ikje truri që do të dëmtojë edhe më shumë ekonominë e Rusisë.

Si rezultat i luftës, papritmas, ka shumë grupe të armatosura vërdallë, përfshirë edhe kompani private ushtarake, si grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin dhe batalione rajonale. Marrëdhëniet me forcat e rregullta të armatosura nuk janë aspak harmonike. Konflikti midis Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe Wagner-it është një shembull i grindjeve publike brenda elitave.

Paqëndrueshmëri plus ushtri private është një koktej i rrezikshëm.

“Lufta civile ka të ngjarë të mbulojë Rusinë dekadën e ardhshme,” beson Konstantin Remchukov, pronar dhe redaktor i gazetës “Nezavisimaya Gazeta” me bazë në Moskë. “Ka shumë grupe interesi që kuptojnë se në këto kushte ka një shans për të rishpërndarë pasurinë.”

“Mundësia reale për të shmangur luftën civile do të jetë nëse personi i duhur vjen në pushtet menjëherë pas Putinit. Një person që ka autoritet mbi elitat dhe vendosmërinë për të izoluar ata që janë të etur për të shfrytëzuar situatën.”

“A po diskutojnë elitat ruse se kush është burri apo gruaja e duhur?” e pyes Konstantinin.

“Në heshtje. Me dritat e fikur. Ata e diskutojnë këtë. Ata do të kenë zërin e tyre.”

“Dhe a e di Putini se këto diskutime po ndodhin?”

“Ai e di. Unë mendoj se ai di gjithçka.”

Këtë javë, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus deklaroi: “Për sa kohë që ka Putin, ka Rusi”.

Ishte një deklaratë besnikërie, por jo e faktit. Rusia do të mbijetojë – ajo ia ka dalë me shekuj. Fati i Vladimir Putin, megjithatë, është i lidhur në mënyrë të pakthyeshme tani me rezultatin e luftës në Ukrainë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME