Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e shqiptarit në Athinë/ “Skuadra L” dilte edhe në videoklipe (vidio)

Vrasja e shqiptarit në Athinë/ “Skuadra L” dilte edhe në videoklipe (vidio)

Dalin detaje të reja në lidhje me vrαsjen aksidentale të shqiptarit në Nea Ionia të Atikës në Greqi. Pëllumb Islami, 39 vjeç, i cili punonte si hidraulik në Greqi u qëllua në kafene duke parë një ndeshje të Champions League. Ai u kap nga një plumb për shkak të një sherri që kishte nisur në një zonë VIP të lokalit ku u përplasën 7 shqiptarë të njohur për policinë si truproja, por me emrin famëkeq “Skuadra L”.

Mediat greke shkruajnë se 5 janë identifikuar. Ata ndodhen ende në Greqi dhe nuk ka asnjë raport se kanë tentuar të kalojnë kufirin, për t’u kthyer në atdhe. Sipas informacioneve, grupi, pas të shtënave, është arratisur me xhipin luksoz ngjyrë argjendi dhe një mjet tjetër.

Të dhënat e “Skuadra L” tashmë janë të njohura për autoritetet. Policia ka ndaj tyre një dosje për shumë çështje penale. Sakaq përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale. Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë” (video poshtë).

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME