Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIFermerët e Frakullës të ndarë, pro dhe kundër propozimit të Eion Braçes

Fermerët e Frakullës të ndarë, pro dhe kundër propozimit të Eion Braçes

Fermerët e Frakullës pro dhe kundër idesë së Erion Braçes, por e vonuar dhe nuk ka pika grumbullimi për prodhimet e tyre, janë vetëm për luleshtrydhe

Edhe pse ditë shiu fermerët e zonës së Frakullës i gjetëm në ara dhe sera duke punuar, dikush duke shkulur presh, dikush tjetër duke krasitur vreshtin dhe të tjerë duke vjelë frutin e pasionit, luleshtrydhen.

Teksa i kemi takuar i kemi pyetur se cili është mendimi i tyre në lidhje me propozimin e deputetit të PS Erion Braçe që pikat e grumbullimit duhet ti shlyejnë detyrimet fermerve brenda një harku kohor 60 ditësh, në rast të kundërt gjobitet, ata pohuan se është një ide e mirë, por në zonën e tyre nuk ka pika grumbullimi, ato pak që janë grumbullojnë vetëm luleshtrydhen.

Fermerët pohuan faktin se ata tregun e gjejnë vet, kanë bashkëpunim me pikat e grumbullimit, disa prej tyre i shlyejnë në kohë fermerët e zonës por ka dhe nga ata fermerë që nuk kanë marr detyrimet prej nje deri ne tre vjete

Shumë fermerë të tjerë pohuan jashtë kamerës se Erion Braçe nuk duhet të ishte kujtuar pas 11 vjetë qeverisje, por gjithësesi Ministria e Bujqësisë duhet tu japi subvencione fermerëve

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME