Edhe besimtaret katolik ne Fier kane kremtuar Pashket ne kishen e “ Zonjes se paperlyer”. Dhjetera besimtare kane ndjekur kete te diele meshen e ringjalljes se Jezu Krishtit.
Ata janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie. Të njejtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Kiko i cili drejtoi liturgjine e shenjte.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikeve. Besimtarët risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes së Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Të gjitha ritet percillen këtë të dielë, qe njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e Pashkës.