Fier, qytetarët e moshuar mbështesin protestuesit: “Rama duhet të largohet”

Fier, qytetarët e moshuar mbështesin protestuesit: “Kërkesat e tyre duhet të dëgjohen, Rama duhet të largohet”
Edhe pse nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë fizikisht në protestën mbarëpopullore të zhvilluar në Tiranë, një grup qytetarësh të moshuar nga “kryeqyteti i socialistëve” Fier, kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit dhe kërkesat e ngritura prej tyre.
Sipas tyre, protesta ështe e drejtë dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse. Të moshuarit shprehen se vështirësitë ekonomike dhe problemet e përditshme kanë bërë që pakënaqësia qytetare të rritet, ndërsa kërkojnë më shumë vëmendje ndaj nevojave të popullit.








“Qeveria duhet të dëgjojë hallet e qytetarëve dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Rama të largohet”, shprehen disa prej tyre, duke shtuar se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes reagimit qytetar.
Protestuesit nga ana tjetër kanë bërë të ditura kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjidhje konkrete për problematikat që kanë ngritur, kushtini pa negociushëm, Rama të largohet.









