AKTUALITET

Vrau punonjësin e policisë/ Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën

Azgan Mërnica dënohet me burgim përjetë. Gjykata e Fierit mori vendimin sot.

Mërnica 24-vjeç vrau në maj të vitit 2024 efektivin e forcave Shqiponja 29-vjeçarin Novruz Cenalia në fshatin Baltez.

Mërnica dhe Cenalia u përballen në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dermenas ku Mërnica udhëtonte me të ëmën.

Efektivi i Shqiponjave i kërkoi Mërnices të ulte shpejtësinë pasi segmenti rrugor në fjalë, kalon mes zonave të banuara, por Mërnica në atë kohë 23-vjeç, ndaloi makinën dhe doli me një pistoletë në dorë duke ia drejtuar 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Mërnica  qëlloi tre herë në drejtim të policit duke e lënë të vdekur në vend.

datën 30.07.2025 , pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi së shqyrtuari kërkesa penale  me palë :

KËRKUES      Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier: Përfaqësuar nga Prokurori  z. Denis Hyka

  I  PANDEHUR    A.M, përfaqësuar në gjykim me avokatin Xhevair Morina,anëtar  Dhomës së Avokatise  Fier,

OBJEKTI: Gjykimin e procedimit penal që bën fjalë për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit” e  parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, “ Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e parashikuar nga neni 278, prg1 dhe  “ Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregult” e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

VIKTIMA     1.A.C ( në mungesë)

2. M.C  ( në mungesë)

Në përfundim të gjykimit, zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë Z.Denis Hyka,

Në prani të të pandehurit A.M dhe të avokatit të tij z.Xhevair Morina, në mungesë  viktimës A.C dhe M.C , Gjykata pasi shqyrtoj në tërësi rrethanat e cështjes dhe cmoj dhe vlerësoj në tërësi provat e marra në seancë gjyqësore , nënshtruar rregullave të gjykimit të shkurtuar dhe dëgjoj konkluzionet përfundimtare nga palët, në të cilën u kërkua :

PËR KËTO ARSYE : Gjykata bazuar në nenet 190,379,384,388,390,406, e 485 të K.Pr. Penale

VENDOSI :

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit” parashikuar nga neni 79/b i K.Penal, në dëm  të punonjësit të policisë së shtetit, viktimës N.C dhe në bazë të kësaj dispozite, deklarimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M, për kryerjen e veprës penale “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” parshikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite , dënimin e tij me  7 (shtatë ) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M, për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve mënyrë të parregult” e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 ( gjashtë) muaj burgim.

4.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin  e të pandehurit A.M, me burgim të përjetshëm.

5. Në masën e dënimit të mbahet parasysh edhe periudha e vuajtur në paraburgim nga data e arrestimit të tij 16.05.2024 ora 01:50 e në vijim. Dënimi me burgim të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6.Në bazë të nenit 190, pika 1, gërmba “b”, të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara

7.Në aplikim të nenit 393 të K.Pr.Penale, shpenzimet proceduriale, në fazën e hetimeve paraprake si dhe ato gjyqësore, i ngarkohen të pandehurit A.M.

8.Kundër këtij vendimi, mund të behët ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 ditëve , duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall në Fier , sot më datë 30.07.2025.

 

Gjyqtare ELIRA HRONI             Gjyqtare MIRANDA NAKAJ               Gjyqtar VLADIMIR CJAPI

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button