Akti kryesor i një Kupe Bote 2022 elektrizuese luhet pasdite në stadiumin Lusail Iconic. Argjentina dhe kampionët në fuqi Franca do të kërkojnë të vendosin supremacinë ndërkombëtare, në një finale të madhe. Les Bleus do të zbresin në Lusail si trofembajtësit e parë, në 24 vjet, që rikthehen në finale. Ndërkohë, të besuarit e Lionel Scaloni i mohuan Kroacisë një paraqitje të dytë radhazi në eventin e madh me një fitore 3-0 në gjysëmfinale. E vigjilja e ndeshjes nuk është surprizë që është fokusuar tek vetëm një lojtar.
ARGJENTINA
Një video e Lionel Messit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale këtë javë. Nuk ishte një veprim në fushë, por mirënjohja e një gazetareje që i kujton atij se sa shumë frymëzon të gjithë djemtë dhe vajzat në atdhe. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar çdo gjë, përveç Kupës së Botës. E skenaristët janë tashmë të zënë me hartimin e hipotezës së Messi duke ngritur lart trofeun ikonik, në atë që do të jetë ndeshja e tij e lamtumirës në Botëror. Sado brilant të ketë qenë sulmuesi i PSG në Katar, një njeri i vetëm nuk mund ta drejtojë ekipin drejt ngjarjes më të madhe sportive në botë. Nicolas Otamendi i ka harruar vitet në mbrojtje, Enzo Fernandez mund të bëhet futbollisti i ardhshëm i madh dhe Julian Alvarez ka qenë befasues. Salem Al-Dawsari apo Wout Weghorst i tronditën disi mendimet e fituesve të Kupës së Amerikës, por tani është gjithcka e harruar.
Statistikat…
Kroacia i bëri favorin duke i eliminuar favoritët e mëdhenj të turneut, Brazilin. Në gjysëmfinale Albiceleste nuk e pati vështirë të likuidonte nënkampionët e 2018-ës. E tani, fituesit e 1978 dhe 1986 luajnë finalen e tyre të 6 në një Botëror. Megjithatë, tre finale kanë përfunduar me lot dëshpërimi për Argjentinën, e fundit në vitin 2014. Frika është se ato tani mund të barazojnë rekordin e padëshiruar të Gjermanisë: katër finale të humbura. Qetësues është fakti se ata kanë shënuar dy gola në çdo ndeshje, që nga dita hapëse. Vetëm Spanja në vitin 2010 ka arritur të shkojë drejt lavdisë, pasi humbi ndeshjen e parë të turneut. Skuadra e Scalonit, nga ana tjetër, nuk është përballur mesatarisht me më shumë se gjashtë goditje për ndeshje në Katar. E atyre do t’u duhet të përdorin një ekspertizë të tillë difensive, që të mos e lejojnë Kylian Mbappe të shijojë një ditë madhështore.
FRANCA
Pothuajse gjithçka që mund të shkonte keq për Francën, shkoi keq përpara se të fluturonin për në Lindjen e Mesme. Një mori dëmtimesh të lojtarëve kryesorë. Polemika të vazhdueshme jashtë fushës. E pothuaj një rënie e paimagjinueshme nga Liga e Kombeve, që e evituan në fund. Për këtë arsye, shumë pak e kishin Francën si një nga pretendentët për të shkuar deri në fund në Katar. Les Bleus megjithatë dëshmuan se trofeu mund të vazhdojë të shkëlqejë në kabinetin e tyre. Pa Paul Pogba, N’Golo Kante, Topin e Artë Karim Benzema: asnjë problem për Didier Deschamps. Fitues i Kupës së Botës si lojtar dhe trajner – një nga personat e vetëm me kaq tituj në CV-në e tyre – refuzoi t’i përgjigjej pyetjes për mundësinë e aktivizimit të Benzema në finale. Sulmuesi rikuperoi nga një dëmtim në kofshë, por nuk vlen për një vend në fushë.
Statistikat…
Dorezat e Hugo Lloris ndihmuan Francën të bëheshin kampionët e parë në fuqi që kaluan në finale që nga Brazili i 1998. Më në fund mbërriti edhe porta e parë e paprekur në turne. I duhej të besuarve të Deschamps përpara se të marrin pjesë në finalen e katërt të Kupës së Botës. Franca përpiqet të ndjekë gjurmët e Italisë dhe Brazilit si kombëtarja e tretë që fiton Kupat e Botës radhazi. Që nga faza e grupeve të vitit 1978, fituesit e Kupës 1998 dhe 2018 nuk kanë pësuar humbje ndaj një kombi të Amerikës së Jugut në Botëror. Megjithatë, e fundit që e mundi ishte Argjentina.
FORMACIONET
Formacioni i mundshëm i Argjentinës:
E. Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Fernandez, Mac Allister; Di Maria, Messi, Alvarez
Formacioni i mundshëm i Francës:
Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud
PRECEDENTËT
6 fitore Argjentina, 3 Franca, 3 barazime
15 Jul 1930 France v Argentina W 0-1 FIFA World Cup
03 Jun 1965 France v Argentina D 0-0 International Friendly
08 Jan 1971 Argentina v France L 3-4 International Friendly
12 Jan 1971 Argentina v France W 2-0 International Friendly
25 Jun 1972 Argentina v France D 0-0 Independence
18 May 1974 France v Argentina W 0-1 International Friendly
26 Jun 1977 Argentina v France D 0-0 International Friendly
06 Jun 1978 Argentina v France W 2-1 FIFA World Cup
26 Mar 1986 France v Argentina L 2-0 International Friendly
07 Feb 2007 France v Argentina W 0-1 International Friendly
11 Feb 2009 France v Argentina W 0-2 International Friendly
30 Jun 2018 France v Argentina L 4-3 FIFA World Cup