Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËFituan Eurovizionin, grupi Kalush Orchestra publikon klipin nga Ukraina.

Fituan Eurovizionin, grupi Kalush Orchestra publikon klipin nga Ukraina.

Pas fitores në “Eurovision 2022” që u mbajt mbrëmë në Torino të Italisë, grupi Kalush Orchestra nga Ukraina kanë publikuar klipin e këngës “Stefania”, që rrëmbeu zemrat e mbarë Europës.

Në videoklip shihen fëmijë që shpëtohen nga bombardimet dhe gra të cilat kanë braktisur gjithçka për të qenë në mbrojtje të vendit të tyre.

Një videoklip që ka marrë mbi 2 milion shikime në vetëm 6 orë nga publikimi, ka pamje të qyteteve të shkatërrua nga lufta ruse dhe me figurën e gruas, që është edhe kryefjala e këngës.

“Edhe pse në këngë nuk flitet asnjë fjalë për luftën, shumë njerëz filluan ta lidhin këngën me nënën Ukrainë. Për më tepër, shoqëria filloi ta quante himni i luftës sonë! Por nëse Stefania është tani himni i luftës sonë, do të doja që të bëhej himni i fitores sonë”,-shkruan grupi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME