Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFituan medalje në Lojërat Mesdhetare, ja sa do të marrin sportistët shqiptarë

Fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, ja sa do të marrin sportistët shqiptarë

Shqipëria mori 4 medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Sportistët sipas ligjit do të marrin shpërblime financiare. Atletja Luiza Gega, fitoi medalje ari në garën e 3000 metrave me pengesa, si dhe vendosi rekord të ri Mesdhetar, duke thyer pikërisht rezultatin që kishte vendosur po vetë në “Tarragona 2018”.

Falë këtyre arritjeve Luiza Gega do të përfitojë 20 milionë lekë të vjetër për medaljen e artë dhe 30 milionë për rekordin mesdhetar, pra një total prej 50 milionë lekësh të vjetër.

Zelimkhan Abakarov u shpall kampion Mesdheu në stilin e lirë në mundje. Falë medaljes së artë, sportisti çeçen i natyralizuar me pasaportë shqiptare do të marrë 20 milionë lekë të vjetër, ndërsa Islam Dudaev, i cili fitoi medaljen e bronzit, do të përfitojë 8 milionë lekë të vjetër nga shteti shqiptar.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u shpall nënkampion në stilin e shkëputjes, do të marrë 10 milionë lekë të vjetër për medaljen e argjendtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME