Uncategorized

Franca mund Portugalinë me penallti, Ronaldo kthehet në shtëpi

Franca siguroi një biletë në gjysmëfinale pasi eliminoi Portugalinë nga penalltitë. Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rrjeta të paprekura.  Në pjesën e dytë, luzitanët u zgjuan duke rritur presionin në fushë.

As shtesa nuk caktoi një fitues në Hamburg dhe gjithçka u zgjidh nga goditjet e 11 metërshit. Aty Gjelat ishin më të saktë duke fituar 5-4. I vetmi që e humbi penalltinë nga luzitanët ishte Joao Felix.

Franca tashmë do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale, e cila arriti të eliminonte më herët Gjermaninë në minutat e fundit të kohës shtesë.

PORTUGALI-FRANCË 0-0 (3-5 me penallti)

Goditjet e penalltive

PORTUGALI-FRANCË 0-0

66′ Kolo Muani provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dias e prek dhe e devijon jashtë kuadratit

63′ Leao hedh një top në zonë dhe Vitinha godet që ndalet nga Maignan.

59′ Leao hyn bukur në zonë dhe i afrohet portës, por Camavinga ndërhyn në mënyrën e duhur në momentin e fundit.

16′ Fernandes godet nga distanca, por tentativa e tij devijohet dhe shkon jashtë kuadratit.

1’ Starton ndeshja

Formacionet zyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button