Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFshati Lapulec drejt shpopullimit, shkak mungesa e infrastrukturës dhe investimet e qeverisë...

Fshati Lapulec drejt shpopullimit, shkak mungesa e infrastrukturës dhe investimet e qeverisë në bujqësi

Mallakastër – Fshati Lapulec ndodhet para se të shkosh në “Urën e Gjanicës” në majë të kodrës  në krahun e majtë të rrugës kur shkon për Ballsh. Ky fshat deri në vitet ’90 numëronte afro 300 shtëpi ku jetonin  në to mesatarishtë gjashtë pjestar për çdo banesë.

Varfëria , skamja mos investimi në rrugë, ujësjellsa e ndriçim ka bërë që jo vetëm të rinjtë e këtij fshati por çdo njeri që e ndien veten të aftë për punë në emigracion të iki e ta braktisi fshatin jo vetm jashtë kufijëve por edhe në qytete me industri apo ekonomi më të zhvilluar në vend.

Banorët pohojnë faktin se tashmë në fshat nuk ka më shumë se 70 dyer shtëpie të hapra dhe në to banojnë vetëm pensionistë e moshat e treta. I shtyjnë ditën e pleqërisë me se të munden sepse pensioni që marrin më shumë e lënë për të paguar faturat dhe doktorët sesa të mbajnë shpirtin gjallë. Një tjetër banorë thotë se kanë ikur në emigracion Greqi e Itali , tani po e abandonojnë edhe Europën, po ikin Angli, Kanada, Amerikë, Australi.

Dikur ka qënë qendër fshati ndërsa tani godinat kanë mbetur si në kohën e komunizmit të shkretuara, të rrënuara pa as më të voglin investim. Banorët pohojnë se nuk ka pas investime as në rrugë e as në energji elektrike. Edhe ujin e pijshëm tre vjet kanë që e sollën, sollën ja ashtu pikë pikë, as një orë në 24 orë nuk ka. Punojmë mëngjesi e darka në bujqësi, thotë njëri prej tyre, prodhojmë por ku ta shesim, rrugë ska, plehrat dyfish, subvencione jo, rrugë ska ato që harxhojmë për të kultivuar nuk i marrim nga prohjimi, ikën mundi kot

Sa keq, shumë e dhimbëshme.
Duke u nodhur në kushte të tilla, pa rrugë, pa investime e përkrahje të fermerit e bujkut banorët e këtij fshati çdo ditë që kalon banesat po rrënohen sepse nuk ka më njerëz që të hapin dyert e këtyre banesave të baktisura

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME