Uncategorized

Grabitje tronditëse/ Familjarët tregojnë si u lidhën dhe përdhunuan

Mëngjesin e sotëm një grabitje tronditëse ndodhi në fshatin Brataj të Vlorës.

Familjarët kanë ngritur pretendimet se grabitësi Vitrin Çobaj ka pasur të vendosur një maskë të kuqe dhe i ka kërcënuar me një armë gjahu çifte.

Ata shprehen se ai ka abuzuar seksualisht vajzën 17-vjeçare e cila vuan nga probleme me shikimin, dhe ka tentuar të abuzojë edhe me nënën e saj. Madje, vajza vetë pohon para kamerave se është abuzuar seksualisht nga grabitësi.

Kryefamiljari ka thënë se grabitësin e njihte. Sipas tij, një ditë më parë grabitësi ka shkuar në banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Ai ka detyruar gruan të lidhë bashkëshortin e saj dhe më pas e ka lidhur edhe atë. Kryefamiljari tregon se pasi ka futur vajzat në kasolle ai ka abuzuar me njërën prej tyre.

Ndërsa vajza e madhe e familjes ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre. 

https://youtu.be/k7FYcUnnIA4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button