Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETFusni rigonin në dietë, parandalon shumë sëmundje

Fusni rigonin në dietë, parandalon shumë sëmundje

Kur bëhet fjalë për rigonin, shumë njerëz mendojnë për një erëz pa të cilin shumë ushqime do të ishin të paimagjinueshme. Megjithatë, për shkak të përbërësve medicinalë dhe vajrave esenciale që disponon, rigoni është jashtëzakonisht efektiv për probleme të shumta shëndetësore.

Hulumtimet kanë treguar se ka dy deri në tre herë efektin antioksidues se bimët e tjera, madje 42 herë më shumë se ai i mollëve, 30 herë i patateve, 12 herë i portokalleve etj. Për shembull, çaji i rigonit rregullon probleme shëndetësore të shkaktuara nga rënia e imunitetit, bronkiti, ftohja, dhimbjet e fytit.

Shija e tij në fakt është e çuditshme (e fortë, e hidhur), ndaj është mirë që çajin ta blini në një farmaci. Nëse dëshironi ta bëni vetë, vendosni një lugë çaji deri në dy gjethe rigon të grimcuar në një tenxhere me ujë të valuar. Lëreni të mbuluar për të paktën pesë minuta. Më pas kullojeni dhe pijeni.

Nëse çaji është i mbuluar në një çajnik më të madh, sa më gjatë të qëndrojë, aq më i shijshëm bëhet. Është e rëndësishme që të mos ftohet plotësisht, sepse atëherë shija e tij nuk është shumë e këndshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME