Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREGaz Bardhi: E vërteta e negociatave me PS për të ndalur kaosin...

Gaz Bardhi: E vërteta e negociatave me PS për të ndalur kaosin në parlament

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar lajmet e kësaj të enjteje se ai po zhvillon negociata të fshehta me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi për të ndalur konfliktin në parlament. I pyetur për një lajm të tillë, Bardhi nuk e mohoi, por tha se nuk ka asnjë kulisë.

“Nuk ka asgjë sekrete në qëndrimin e PD që nga dita e parë që vullneti ynë ka qenë për një parlament që funksionon. Kemi qenë për dialog me mazhorancën, por me një kusht që është respektimi i Kushtetutës. A po negocioj me organet brenda parlamentit për funksionimin normal të tyre? E kam bërë nga dita e parë dhe do të vazhdoj ta bëj.

Nuk ka kulisa. Nuk ka kulisa mbrapa. Beteja që po bëjmë ne është betejë për të drejtat e opozitës. Është betejë për komisionet hetimore dhe jo që të marrim ne ndonjë gjë. Janë të drejta kushtetuese të opozitës që opozita po lufton për t’i fituar. Është në vullnetin e mazhornacës që të respektojë të drejtat e opozitës” – tha Bardhi në Opinion.

Gjatë paradites, media pranë mazhorancës raportuan se mazhoranca po zhvillon bisedime sekrete për të normalizuar punën në Kuvend. Sipas këtyre burimeve ajo mund të pranojë disa nga komisionet hetimore të opozitës, por jo ndryshimin e komisionit të reformës zgjedhore.

I pyetur për deklaratat e tij kundër Berishës, Bardhi tha se ato i ka bërë në një kohë që besonte se PD pa Berishën do të ishte më e fortë, por humbja në zgjedhjet e 14 majit treguan se ishte i nevojshëm bashkimi. Ai tha gjithashtu se 90% e anëtarësisë janë të bashkuar, ndërsa theksoi se edhe 85% e grupit parlamentar është i bashkuar. Bardhi theksoi se objektivi i kryesor është forcimi i PD, për të qëndruar përballë qeverisë “Rama”.

“Janë rreth 43 apo 44 deputetë, por unë nuk e i quaj kolegët numra. Në grupin Parlamentar jemi 85 apo 90% të deputetëve. Është dhe një pjesë e vogël e deputetëve që është rreshtuar pranë Lulzim Bashës. Uroj që edhe ata t’i thërresin arsyes. Rreth 95% e bazë së anëtarësisë është e bashkuar. Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për PS. Ndërkohë është një numër i vogël veç, por edhe ajo pjesë do të ndërgjegjësohet dhe të bashkohen kundër Edi Ramës. Detyra jonë është t’i shërbejmë PD dhe mbi të gjitha Shqipërisë” – tha Bardhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME