Gjatë raportimit në Komisionin paralamentar të Veprimtarive Prodhuese, anëtarët e bordit të Entit Rregullator të Energjisë dhanë detaje mbi disa nga projektet që pritet të zbatohen në drejtim të gazifikimit të vendit. Sipas tyre, ndërtimi i tubacionit të gazit Fier-Vlorë parashikohet të nisë brenda këtij viti.
Paralelisht, u dha informacion në lidhje me burimet që do të përdoren për depozitën nëntokësore të gazit, që parashikohet të ndërtohet në Dumre.
Një tjetër projekt është edhe ai i ndërtimit të tubacionit IAP, që do të kalojë përmes Shqiprisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Sipas Shulit, të gjithë projektet për gazifikimin e vendit parashikohet të mbyllen në vitin 2030. SCAN