Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREGazment Bardhi pritet në Uashington si lider i ardhshëm i PD

Gazment Bardhi pritet në Uashington si lider i ardhshëm i PD

“Vizitën në Washington DC e përfunduam me një takim falenderues në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri. Kongresmeni Aderholt është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Interesi i Shqipërisë dhe kombit shqiptar kërkon domosdoshmërisht ruajtjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e të gjitha kohëve i kemi tejkaluar bashkë dhe me sukses!”- shkruan Gazment Bardhi.

Ai ndodhet prej disa ditësh në SHBA në vizitë zyrtare ku u prit nga personalitete zyrtare të nivelit të lartë.

Ndërkohë në Tiranë, Berisha mban fjalim te dritarja.

Me sa duket Uashingtoni politik ka vendosur të mbështesë grupin Bardhi dhe jo Basha apo Berisha.

Mbetet të shikohet se si do të veprojë Gazment Bardhi kur të vijë në Tiranë, a do të jetë prapë në një linjë me Berishën si grup parlamentar dhe a do të kërkojë që të zgjidhet lidershipi opozitar, por pa Berishën kryetar.

Opozita ka shansin e fundit që të bashkohet rreth një lideri përbashkues pasi pas një viti janë zgjedhjet parlamentare dhe nuk ka kohë për të humbur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME