Tuesday, March 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEGënjeshtra më e famshme për 1 Prill

Gënjeshtra më e famshme për 1 Prill

Dita e 1 Prillit e njohur si “Dita e Gënjeshtrave”, është padyshim një nga ditët më të përfolura të vitit. Origjinat e saj janë të pazbardhura mirë, por kjo nuk përbën pengesë që njerëzit ta konsiderojnë si ditë, në të cilën gënjejnë njëri-tjetrin. Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit”.

Por e kujt ishte ideja për ta shpallur 1 Prillin ditën e gënjeshtrave?

Deri në shekullin e 18, paraardhësit tanë e kanë trajtuar këtë ditë si një festim të lidhur me ndërrimin e stinëve, ndërsa të tjerë besonin se rëndësia e saj vjen nga adaptimi i një kalendari të ri. Një nga literaturat e para që i referohet 1 Prillit si “Dita e Gënjeshtrave”, tregon për një fabul, sipas të cilës një gjel mendjemadh u gënjye nga një dhelpër në 1 Prill. Sigurisht që sensi i humorit nga vitet e hershme e deri tani, ka ndryshuar shumë.

1 Prilli festohet në shumë vende të botës. Në Poloni e Iran janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse njerëzit i ngjisin njeri tjetrit në shpinë letra në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyll në të pasme “viktimat” e tyre.

Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.

Cila është gënjeshtra më e famshme e 1 Prillit?

BBC njihet për një nga këto. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në gjigantin e informimit, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Në 2012 Louis Tomlinson i grupit muzikor One Direction, gënjeu fansat, duke u thënë se do të bëhej baba.

Shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME