Tuesday, March 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTArsenali blindon kreun, Xhaka shënon super gol (vidio)

Arsenali blindon kreun, Xhaka shënon super gol (vidio)

Arsenali nuk ka ndërmend të ndalet në Premier League këtë sezon, teksa ka arritur fitoren e radhës, 4-1 në javën e 29-të ndaj Leeds United. Skuadra e Artetës do të realizonte golin e avantazhit në pjesën e parë me Gabriel Jesus në minutën e 35-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, Ben White dhe Gabriel Jesus do të shënonin dy gola të tjerë, ndërkohë që Kristensen do të shkurtonte shifrat për Leeds.

Në fundin e ndeshjes do të kishte kohë dhe për një super gol me kokë nga Granit Xhaka, i cili do të realizonte pas një pasimi magjik nga Odegaard. Arsenali blindon kreun, tashmë me 72 pikë, 8 pikë më shumë se City

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME