Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjashtë persona hetoen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale

Gjashtë persona hetoen në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale

Fier – Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Cakran, E. L., 40 vjeç, banues në fshatin Varibop, dhe I. B., 54 vjeç, banues në fshatin Çerven, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjete pa targa.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në Mallakastër, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e dyqanit të një shtetaseje. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasja S. B., (pronare e dyqanit), pasi si rrjedhojë e konfliktit ka goditur vëllain e shtetasit E. D..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME