Një grua 37 vjeç nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Zvicër. Mediat zviceriane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Vevey. Autori i dyshuar është partneri i saj, i cili edhe është arrestuar.
Prokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Gjatë ditës së premte, shtetasi kosovar, 42 vjeç është paraqitur në stacionin policor. Ai ka pretenduar se kishte plagosur partneren e tij. Pas kësaj, policia zvicerane ka shkuar në banesën ku gjendej gruaja. Policia gjeti viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.