Gjuajtja me kallash në lokal, policia ndalon pronarin dhe një tjetër, autori në kërkim.

Fier – Ngjarja e një mbrëmje më partë në një lokal ku u qëllua me kallakshnikov, autori i ngjagrjes është ende në kërkim nga policia. Ndërsa personi që u gjuajt në drejtim të tij dhe pronari i lokalit janë ndaluar nga policia Fier për mos kallzim krimi.
Policia gjithashtu ka kryer ndalime dhe shoqerëime të personave të tjetrë për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, Mariglen Sina 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, Romeo Çako, 33 vjeç, banues në Fier.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi G. C., 44 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekononiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 31 vjeçe se ky shtetas e ka hequr nga puna dhe nuk i ka bërë pagesën për kohën që ka qënë e punësuar në subjektin në administrim të tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Pojan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet Policisë i gjetën një sasi të vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë kallëzoi shtetasja A. Gj., 29 vjeçe, banuese në Lushnjë, se kishte konstatuar të dëmtuar xhamat e automjetit që kishte lënë të parkuar para banesës.
Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. Ç., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-T. B., 39 vjeç, banues në Kalenjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirjeve telefonike, një shtetas 44 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.












