LIFE STYLE

Gjumi i drekës bën mrekulli për trupin dhe mendjen – ja 6 përfitimet kryesore

Studimet e fundit tregojnë se një dremitje në mesditë nuk është luks, por nevojë për shëndetin mendor dhe fizik. Ekspertët, thonë se gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensionit të gjakut me 5 mm Hg dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës.

Gjumi i drekës, një zakon i përhapur në vendet e Mesdheut, lidhet me jetëgjatësi më të lartë dhe mirëqenie emocionale. Sipas studiuesve, pushimi mesditor përmirëson përqendrimin, rrit energjinë dhe produktivitetin, ul stresin dhe sjell ndjenja lumturie. Psikologët nga Universiteti i Harvardit zbulojnë se edhe një sy gjumë prej 60-90 minutash përforcon arsyetimin dhe mprehtësinë mendore.

Në një kohë kur ritmi i ditës është gjithnjë e më i shpejtë, gjumi i drekës rezulton një “ilaç” i thjeshtë dhe natyral për trupin dhe mendjen. Disa kompani po e marrin seriozisht këtë rekomandim shkencor, duke konsideruar hapësira për pushim edhe në vendin e punës. Sepse ndonjëherë, performanca më e mirë vjen pas një sy gjumi të qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button