Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGjykata lë në burg autorin e vrasjes me thikë të 24 vjeçarit...

Gjykata lë në burg autorin e vrasjes me thikë të 24 vjeçarit Xhimi Bakaj

Fier – Arrest me burg ka dhënë gjykata e Fierit për Xhuliano Mihaj , autori i cili vrau me thikë 24 vjeçarin Xhimi Bakaj të premten në mbrëmje në lagjen 11 janari në Fier i cili ishte bashkëjetuesi i ish-bashkëshortes së 39-vjeçarit.

Kujtojmë që autori kishte dy fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, e cila kishte nisur një lidhje me të riun, e cila po ashtu sipas Mihos, i kërkonte vazhdimisht para për fëmijët.

39 vjeçari Mihaj ka pasur për avokat Niko Begaj. I pyetur në seancë ai ka pohuar para akuzës dhe gjyqtarit se ai nuk ka pasur thikë me vete. Atë ja ka marrë viktimës 24 vjeçarit Xhimi Bakaj teksa janë përleshur me njëri  – tjetrin. Pikërishtë për debate të herëpas’herëshme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës. Pasi ndodhi ngjarja kam marr në telefon 129 dhe u kam thënë çfarë kam bërë dhe ku ndodhesha, u vetëdorëzova, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues që kryehesohej nga Vladimir Cjapi pasi ka dëgjuar akuzën  prej prokurores Blerina Musabelliu por edhe mbrojtjen prej avokat Niko Begaj ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39 vjeçarin Xhuljano Mihaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME