Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGjyqi ndaj Salianjit/ Berisha: Rikthehen proceset staliniste

Gjyqi ndaj Salianjit/ Berisha: Rikthehen proceset staliniste

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist.

Në reagimin e tij, kryetari i PD thotë se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje atë me procedurë të rrufeshme në Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.

Sipas Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë të rreme, nga bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit në krye drejtues të lartë policie. Berisha i ben thirrje disa institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë kundër këtij procesi.

“Dënoj me ashpersinë më të madhe procesin e montuar politik stalinist të klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtare, Asamblesë Parlamentare të OSBE te ndërhyjnë kundër ketij procesi të turpshëm politik të klaneve të drogës me pushtet që duan të dënojnë deputetin Salianji si hakmarrje për denoncimin e tij të guximshem”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Berishës

Rikthehen proceset staliniste!

Miq, deputeti Ervin Salianji del nesër para gjyqit në një proces të mirëfilltë stalinist. Ai shkon në babalen e të akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen të dënuar 7 vjet si kryetar i rrjetit të trafikut të drogës të Bolonjës me Venezuelën dhe i kërkuar.

Ai vazhdonte prej vitesh i qetë dhe i mbrojtur nga vellaçko Fatmiri, minister dhe Edvini, veprat e tij të zeza sipas hetimit të gazetarit të pavarur.

Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin për të shpëtuar vëllain nga hetimi për trafiqet që drejtonte nga Vlora ta dorezojë atë me procedurë të rrufeshme në Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.

Në një akt të turpshëm dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i drogës Xhafa për shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa të trafikantit Agron Geron Xhafa në kërkim si i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe për faktin se Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit që provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Akuzat kunder tij u montuan nga dëshmitarë të rremë, nga bashkepuntorë të ngushtë të krimit në krye të policisë Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve në Shërbimin informativ.

Të dashur miq, ky proces i turpshëm të pashembullt në 30 vite në shkallë të parë ju besua anetarit të bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdhërat që mori nga Xhafa-Rama. Kurse në apel, çeshtja ju besua gjykateses Sadushi, te shoqin e të cilës  e lidh një miqësi e njohur dhe fort e dyshimtë me Fatmir Xhafën dhe klanin e tij.

Dënoj me ashpersinë më të madhe procesin e montuar politik stalinist të klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bëj thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, Asamblesë Parlamentare të OSBE të ndërhyjnë kundër këtij procesi të turpshëm politik të klaneve të drogës me pushtet që duan të denojnë deputetin Salianji si hakmarrje për denoncimin e tij të guximshëm.

Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME