Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbi protestën e gazetarëve

Mbi protestën e gazetarëve

Nga Habjon Hasani/

1. Reagimi i shoqatave të gazetarisë për rastin Klevin Muka është standard i dyfishtë sepse të njëjtat shoqata kane heshtur kur për herë të parë kjo masë anormale u aplikua mbi gazetaren Ambrozia Meta.

2. E mira është që kur të gjykojmë mbi reporterët duhet të bëjmë një ndarje me bisturi; raporti i reporterëve me zyrtaret publikë dhe raporti i reportereve me pronarët e tyre.

Eshtë shumë i rëndësishem ky parim.

3. Historia ka treguar se shumë prej atyre që ankohen sot; kanë heshtur dje për gazetarin Fatos Mahmutajn dhe kjo është gjithashtu standard i dyfishtë.

4. Shumë nga reporterët që promovojnë protestën e nesërme për kolegun e tyre kanë gjithë të drejtën e botës të ankohen për sjelljen e Edi Rames, por nga ana tjetër shifni ndonjëherë dhe Buletinin e Prokurimeve Publike, apo VKM e koncensioneve e transferimit të pronave shtetërore se aty keni pronarin tuaj.

Une e kam të vështirë të besoj se ju po sfidoni Ramën ndërsa pronari juaj eksitohet kur Rama i zgjat dorën për ta takuar një herë në vit. Içik problem kjo pjesë; ka diçka që nuk shkon.

5. Edi Rama nuk është fare diktator; por sigurisht që ai është patronazhisti më i talentuar i ndereve dhe favoreve që prej themelimit të shtetit shqiptar.

Favore nga ku burojnë dhe rrogat tuaja.

6. Gazetarët dhe media në tërësi po përballet me dizavantazhin strategjik të një opozite të shkërrmoqur; nese do kishim një opozitë më të fortë do ishte më produktive puna e gjithësecilit.

Por në këtë pikë Ramës i duhet me doemos që të mos i diktohet pushteti okult qe ka ngritur ndaj mos u habisni sikur këto ndëshkimet riedukuese që ai bën; apo këto protestat që ju bëni, në fakt të jenë dhuratë e çmuar për të; një strategji PR e tij për të dhënë idenë sikur në këtë vend media shqetëson kryeministrin.

E verteta është që ky kryeminister është tërësisht i pashqetësuar nga media; se të ishte ndryshe do kishin dalë në shesh kontratat korruptive të bosëve të televizioneve për të cilat ju punoni.

7. E fundit. Ska nevojë fare të protestoni nëpër sheshe; nëse kryeministri ndëshkon Ambrozian dhe Klevinin; merrni mikrofonin dhe persëritni me radhë pyetjen e tyre. Kaq duhet.

Këto tjerat janë shoëbizz; në favor të Ramës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME