Plagosje me çifte ka ndodhur sot pasdite ne Patos Fshat
Gjyshi ka plagosur mbesen me cifte, dyshohet se ngjarja është aksidentale
Burime informacioni pohojnë se ai ka qene duke pastruar ciften, dhe pranë tij ka kaluar mbesa 25 vjece kur ai ka qënë duke e pastruar çiften por që ka pas fishek në folenë e fishekut.
E plagosura ështe ne spital aktualisht jashte rrezikut per jeten
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po mer në pyetje familjarët për të zbardhur ngjarjen
Policia
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.