Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka shkuar ditën e sotme në SPAK, por arsyet e paraqitjes së kreut të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Posaçme nuk dihen ende.
Gjatë ditës së djeshme ishte radha e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziut që të pyetej. Mziu sqaroi pozicionin e tij, ku tha se ishte si deklarues. Më herët si deklarues ishin edhe zyrtarë të tjerë, si Ilir Beqja, Tualant Balla, Dritan Leli dhe Blendi Gonxhe.