8 persona janë dërguar para një gjykate në Rumani të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogés. Ata u vunë në pranga pas zbulimit të një ngarkese prej 12 kilogramësh kokainé dhe heroiné.
Lënda narkotiké ishte fshehur në trupin e një makine. Për të mos u krijuar dyshime duke lëvizur drogén ata nuk i drejtonin vetë makinat të cilat më parë i kishin regjistruar në emër të prindërve të moshuar, të cilët të krijonin përshtypjen se ishin turistë.
Kreu i grupit është një shqiptar, thotë policia, i cili kishte lidhje në disa shtete evropiane, përfshirë Belgjikën dhe Holandën. Përmes porteve të Detit të Veriut, ai fuste kokainë dhe heroinë, e cila më pas shitej në tregun e zi në Itali, Spanjë dhe Rumani.
“Në një rrugë të vetme ai sillte rreth 10-12 kg drogë në territorin e Rumanisë, veçanërisht për Bukureshtin, por edhe për qarkun Ilfov. Ata blinin automjete që shumë rrallë i regjistronin në emrin e tyre. Zakonisht i vendosnin në emër të njerëzve të tjerë. Ndërronin pronarin një herë në 2-3 muaj për të humbur gjurmët e policisë kufitare. Madje në një rast i ndërruan edhe ngjyrën e makinës. Ata merrnin me vete çifte të moshuar duke krijuar përshtypjen se ishin turistë” – tha një zyrtar i policisë.
Droga fshihej në makina të modifikuara jashtë vendit. Lënda vendosej në kroskotin e makinës, në tavan, nën sedilje, në dysheme ose në zonën e frenave të dorës. Krerët e rrjetit udhëtonin me avion ndërsa makinat drejtoheshin nga bashkëpunëtorë.
“Ata qarkullonin me shpejtësi të madhe. Edhe pse merrnin gjoba ato paguheshin gjithmonë në kohë për të mos ngritur dyshime. Përveç paketave të drogës ata mundësonin edhe sjelljen e parave. Kështu shpërbleheshin për veprimtarinë që kryenin” – thotë policia.
Një kilogram drogë do të kushtonte më shumë se 100 mijë euro në tregun e zi rumun