AKTUALITET

Goditja ndaj grupeve të trafikut të drogës, policia zbarkon gjatë natës në Fier (video)

Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka intensifikuar kontrollet e befta në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve kryesisht në lagjen Konferenca e Pezës, lagja 11 Janari, ish zona industeiale etj pas ankesave të qytetarëve.

Operacionet synojnë goditjen e grupeve të trafikut të drogës, por edhe evidentimin e të rinjve përdorues, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.

Këto veprime janë ndërmarrë si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kanë denoncuar raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara

Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona dhe pasi janë mare në pyetje dhe nuk u është gjendur lëndë narkotike me vete janë lën të lirë.

Gjatë kësaj periudhe ose muaji , nga Seksioni i Narkotikëve të DVP Fier janë goditur 17 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, nga të cilat: 10 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button