Uncategorized

Gol në debutim/ Arbnor Muja lë gjurmë në Turqi

Arbnor Muja ka debutuar me gol me skuadrën turke të Samsunspor. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 90-të në ndeshjen ndaj Antalyspor, takim ky i mbajtur në Samsun 19 Mayis Stadyumu. Ai nuk e nisi takimin si titullar, por ia doli të bënte diferencën, duke gjetur golin e qetësisë (2-0) për skuadrën e trajnerit Gisdol.

Muja u largua para pak ditësh nga Antwerp në Belgjikë, për t’u transeruar te Samsunspor. Kontrata e tij me skuadrën e re është e parashikuar të jetë e vlefshme për 3 vite e gjysmë.

Ky gol me siguri do të motivojë futbollistin e Kombëtares për të dhënë maksimumin dhe për të fituar shumë shpejt një vend titullari. Kujtojmë që Muja numëron 5 ndeshje me Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button