Mikhail Gorbaçov, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij ndërroi jetë në Moskë në moshën 92-vjeçare.
Gorbaçovi, sundimi i trazuar i të cilit lidhej me termat perestrojka dhe glasnost (reformë dhe hapje) vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.
“Mikhail Sergeevich Gorbaçov vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur,” tha Spitali Klinik Qendror, sipas RIA / Novosti.