OP/ AN

Grekët dhe çamët në një koalicion/ Kikia: Shëmti e politikës.

Gazetari Mentor Kikia komenton koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera. Kikia thotë se pjesa më e madhe e këtyre partive që janë bashkuar rreth Berishës janë fiktive. Për të janë pa aktivitet politik, por thjesht një kanë në fletë emrin e një kryetari.

Sa i takon absurdit që bashkimit të çamëve dhe grekëve në koalicionin e Berishës, Kikia thotë se nuk bëhet fjalë për principe. Për partinë e Idrizit thotë se nuk ka më atë peshë, ndërsa e cilëson si një parti që ka bërë akrobaci politike.

”Nuk bëhet fjalë për principe, por interesa. Është pjesë e shëmtisë së politikës, partia e Idrizit nuk ka më atë peshë që ka patur. Nuk e di sa ende përfaqëson ato që quhen komuniteti i çamëve në Shqipëri, por i përket partive që kanë bërë akrobaci politike.

Koalicioni i PD është një koalicion jo pragmatik, jo ekonomi, jo strategjik, jo politik, është koalicion interesash për të përmbledhur çdo votë të mundshme. Nuk është koalicion çfarë përfaqëson më PDIU dhe përplasjet që ka krijuar ajo në bashkëjetesën me PBDNJ”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button