Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGrinden adoleshentët në Lushnje, plagoset me thikë 17 vjeçari

Grinden adoleshentët në Lushnje, plagoset me thikë 17 vjeçari

Lushnje – Një grindje mes dy adoleshentëve në parditen e sotme në Lushnje ka përfunduar me plagosje me thikë ku një 15 vjeçar ka plagosur bashkmoshatarin e vet 17 vjeçar. Policia ka bërë të mundur ndalimin e 15 vjeçarit

Policia

Goditi me mjet prerës një shtetas 17 vjeç, kapet dhe shoqërohet në Polici, 15-vjeçari.

Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin. 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME