Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNëna me djalin e sëmurë jetojnë në skamje në fshatin Vajkan në...

Nëna me djalin e sëmurë jetojnë në skamje në fshatin Vajkan në Fier

Fier – E moshuara me djalin e sëmurë në fshatin Vajkan në Fier pret ndërrimin e viteve në barakë pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa tualet. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje.

Miranda Prifti dhe djali i saj 32 vjeçar i sëmurë jo vetëm ditët e ftohta të dimrit, por edhe ndërrimin e viteve do e kalojnë në një barakë pa  ngrohje, pa ujë e pa drita, pa ushqim, pa tualet ndërkohë që për të ngrënë hanë cfarë kanë mundësi të gjejnë.

Miranda Prifti së  bashku me djalin e saj 32 vjeçar të sëmurë mendor kanë jetuar në shtëpinë e babait të saj në Vajkan por meqënëse banesa u maortizua u shemb. Edhe pse kaluan afro 10 vjet vetëm dy vjet më parë njësia administrahive e Mbrostarit i dhuroi një barakë me panele sanduiç  16 metra katrorë por qe ajo nuk banon sepse nuk ka as ujë, as drita as ngrohje, as tualet.

Aja ka bere një kolibe me llamarina ku kanë vendosur nje krevat dhe sobë md dru ku aty ngrohen, aty rrinë aty gatuajnë ato që gjejnë.

E moshuara tregonë se ka shkuar në çdo derë institucioni dhe nuk e ndihmojnë. Ata jetojnë me KEMP-in qe mer djali i saj 100 mijë lekë të vjetra në muaj nderkohe qe kujdesin familjar nuk ja japin. Jetojmë me të keq thotë ajo, bëjmë sa mundim.

Miranda apelon për ndihmë nga shteti apo privatët e ndryshëm

Miranda shpreson se dikush do të dali ta ndihmojë këtë familje në nevojë  pas kronikës së transmetuar në media

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME