Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi, e cila së bashku me djalin e saj Havier Dobi kishin arritur të zhvasnin qindra mijëra euro në shtëpitë luksoze ku ajo punonte si pastruese, ka dhënë deklaratën e tij rreth ngjarjes.
Në një intervistë për “Review”, Dobi i prekur e me lot në sy tha se ai nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.
“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, do ta vras. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic”. Kështu u shpreh Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses që grabiti mijëra euro në banesën e Alda Klosit. Kjo e fundit ishte në rolin e këshilltares së ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Pyetje: Ke pasur dijeni për krimin që ka kryer bashkëshortja?
Dobi: Jo nuk kam pasur asnjëherë dijeni. As nuk dua të kem me atë më.
Pyetje: Sa vite me me të?
Dobi: Me gruan kam 25 vite që jam martuar. Kam dy fëmijë. Goca është martuar, ka një vajzë, që është shtatzënë që qan tani. Si unë tani.
Pyetje: Por për djalin keni pasur dijeni?
Dobi: Djali nuk ka punë fare. Unë i jepja lekë djalit, skishte pse të ishte futur në këtë ngjarje. Kur ka ardhur koha që i ka thënë të ëmës. Merre ti përsipër, që të dalë unë. Ti të dënohesh.
Pyetje: Kush e ka implikuar djalin në këtë ngjarje?
Dobi: Nuk e di të saktë. Se po ta di, do i vras të gjithë si familje. Nuk shpëton njeri nga këta njerëzit për atë djalin që kam unë. Më vjen keq që po qaj.
Pyetje: Kur ka ardhur policia?
Dobi: Policia ka ardhur pardje. Bëri kontroll dhe nuk gjeti asgjë.
Pyetje: Ti e di se ku kanë qenë paratë?
Dobi: Jo nuk e di. Unë marrë pension të mirë. Jam pensionist, kam punuar në polici. Sot kam qëndruar gjithë ditën me Ministrin e Drejtësisë kam folur me të. Kemi punuar bashkë në Bashkinë e Tiranës. Kam qarë dhe i kam thënë këto gjëra. Mos u mërzit më tha, do bëjmë çmos për të liruar djalin. S’ka djali faj. E ëma ja ka dhënë e ëma ushqimin. Jam shumë i prekur me këtë punë.
Pyetje: Djalit i kanë sekuestruar një makinë?
Dobi: Makinën le t’ia heqin. Tjetrën e kam unë. Djali shkonte punonte natën. Lekët nuk i ka marrë djali im për vjedhje.