Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedGruaja zhvishet dhe ulërin “Allahu Akbarr” në avion (vidio)

Gruaja zhvishet dhe ulërin “Allahu Akbarr” në avion (vidio)

Mediat britanike kanë publikuar pamje të momentit tronditës kur një grua u zhvesh lakuriq në mes të një avioni Jet2 të linjës Qipro – Mancester dhe nisi të bërtiste “Allahu Akbar”. Ngjarja ndodhi pak pasi avioni ishte nisur në fluturim. Ai që ka ndalur gruan ishte një pasagjer 35 vjec i identifkuar si Phillip O’Brien.

Përpara se të nistë aktin e saj gruaja u kishte thënë një grupi të rinjsh nëse ishin gati të vdisnin. Më pas hoqi rrobat duke qëndruar me sutjena dhe me kapele dhe nisi të bërtiste se kishte eksplozivë në bord.

35-vjecari, baba i 3 fëmijëve i tha “The Sunday Mirror”: “Siç mund ta imagjinoni, të gjithë mbetën të shokuar. Unë fola me stafin dhe u thashë: “Pse nuk e shtrini përtokë? Pasi më thanë nga ekuipazhi i kabinës se ata nuk mund të bënin asgjë u përballa me gruan”.

“Babai hero” e ndaloi gruan dhe piloti e devijoi avionin për në Paris. Gjatë kohës gruaja pretendonte se familja e saj ishin terroristë të ISIS.

Pamjet të shpërndara në aplikacionin TikTok tregojnë kaos në kabinë ndërsa gruaja merret nga policët rreth orës 5 të mëngjesit të së martës. Kompania “Jet2” tha se fluturimi nga duhej të kryente një ulje emergjente në mënyrë që “një pasagjer shqetësues të mund të largohej”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME