Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAHajduti shqiptar vjedh “thesarin” Cartier në Francë, por gabon diku

Hajduti shqiptar vjedh “thesarin” Cartier në Francë, por gabon diku

Një 45-vjeçar shqiptar ka arritur të shtjerë në dorë një “thesar të vërtetë” të argjendarit të famshëm Cartier. Hajduti e kishte vjedhur atë gjatë hyrjes në dy banesa në Villepreux (Yvelines) në 29 tetor 2021. Shqiptari kishte arritur të merrte bizhuteri të shumta të blera nga një punonjës i Cartier.

Mes tyre gjendej një orë ari me vlerë 69 000 euro dhe një unazë panterë prej ari të bardhë me 175 diamante të vogla e vlerësuar në 19 800 euro. Në thesarin e vjedhur prej tij kishte edhe një gjerdan amuleti 20 200 €, një unazë 5 620 €, dy ora të tjera 18 400 € dhe 4,050 €… Në total, “plaçka” që ai arrti të bënte arrinte në 150 000 €.

Dhe asgjë nga këto nuk u gjet më. Hajduti i grabitjes nuk ishte gjetur derisa u bë krahasimi i një shenje gishti dhe një gjurme ADN-je që ai kishte lënë në vendin e ngjarjes. Nga kjo u vu re se autori ndodhej ndërkohë në burg i arrestuar për një tjetër vjedhje. Ai po vuan ndërkohë një dënim prej 18 muajsh në qendrën e paraburgimit Bois-d’Arcy.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat franceze do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari kishte lëvizur edhe në Marok dhe Spanjë, por mesa duket në Francë kishte gjetur terrenin për ambiciet e tij kriminale. Prej hyrjes së tij në këtë vend, disa muaj më parë, atij i janë atribuuar rreth 30 akte.

Ai përdorte një metodologji shumë të thjeshtë: thyente një derë apo një dritare, hynte, merrte gjithçka gjente dhe vlente dhe më pas largohej. Përballë akuzave, shqiptari nuk foli duke kërkuar kohë. Në pritje të gjykimit, ai do të mbahet në paraburgim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME