Ish-banorja e ”Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira për festën e Halloween është maskuar si ylli i popit botëror, shqiptarja Dua Lipa.
Moderatorja ka përzgjedhur një kostum të Lipës, me të cilin u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”.
Bëhet fjalë për një komplet rozë, e që Shkira e ka kombinuar me doreza të ngjashme. “Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ”Dua Lipa në shtatzëni””,-ka thënë Einxhel.